Sallat kirurgjikale tashmë një javë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të erës së keqe. Ministria e Shëndetësisë e ka denoncuar rastin në Prokurorinë Publike dhe pritet që të hetohet nëse ka indikaciobe për vepër penale.

Sipas të dhënave jozyrtare në pyetje është marrë përfaqësues I Ministrisë së Shëndetësisë, kurse duhet të deklarohen edhe drejtorët e qendrave klinike.

Lidhur me këtë cështje janë prononcuar nga VMRO-DPMNE-ja, duke drejtuar akuza se LSDM dhe BDI po e shkatërojnë shëndetësinë deri ditën e fundit.

“Tashmë një javë nuk punojnë 4 ashensorë. Pacientët por edhe vizitorët ose duhet të shkojnë nëpër shkallë ose të shtyhen në ashensorët drejt sallave të operacionit. Gjithë javën po zgjat problemi me sistemin, nuk trajtohet, përse vjen era e keqe, a ka në të vërtetë dioksid karboni” – tha Naum Stoilkovski.

Funksionale janë vetëm tri salla që janë aftësuar për raste urgjente, kurse rastet tjera dërgohen nëpër spitale të ndryshme.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar press-konferencë ku të hënën opinionit duhet t`i drejtohet Ministri Ilir Demiri. /tvklan.mk/