Lëvizja Qytetare “O2 Iniciativa” nga Ohri ka reaguar dje në rrjetet sociale se “Develop Group”, kompania e ndërtimit e ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov, pas shumë kohësh pasi ka blerë tokën, po fillon të ndërtojë hotelin luksoz në Ohër, në një zonë hotelesh.

“Pas një kohe të gjatë po fillon të ndërtohet hoteli i planifikuar. Kodra e ripyllëzuar me kujdes nga njerëzit gjat shekullit të kaluar, e shitur rreth 10 vjet më parë, me sipërfaqe 15,778 m2, tani është pastruar. Ajo tanimë është në pronësi të DIVELOP GROUP DOO Shkup në Mijalkovi, e cila posedon edhe hotelin Marriott në sheshin Maqedonia në Shkup.
DEVELOP GROUP është zyrtarisht në letër në pronësi të Aleksandar Ivanovskit – i njohur si Alek Teranova dhe BEST WAY INVESTMENT DOOEL Shkup, në pronësi të Jordan Mijalkovit, djalit të Sasho Mijalkovit.

Pyetjet që lindin: Kush dhe pse e shiti këtë thesar shtetëror, i cili në të kaluarën ripyllëzohej me mundim në çdo pëllëmbë e centimetër? Kush e dha lejen? Në bazë të cilit plan? A ka qenë transparente dhe korrekte procedura për dhënien e lejes?”, pyesin nga organizata “O2 Iniciativa”. (INA)