8 C
Tetovo
E martë, 25 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKompania ishte para falimentimit, “mblodhi” çfarë mundi: Pronari përvetësoi 10 automjete dhe...

Kompania ishte para falimentimit, “mblodhi” çfarë mundi: Pronari përvetësoi 10 automjete dhe mallra dhe tërhoqi mbi 53.8 milionë denarë

Administrata e Policisë Financiare njofton se është paraqitur kallëzim penal për shmangie tatimore dhe dëmtim të kreditorëve kundër administratorit dhe pronarit të një personi juridik, si dhe kundër vetë personit juridik.

Grand Kozmetik
Sipas kallëzimit të dërguar në Prokurorinë Publike Themelore Shkup, V.R. në periudhën 2019–2020, megjithëse ishte i vetëdijshëm se kompania ishte e paaftë për pagesë dhe se i priste falimentimi, kishte ndërmarrë veprime me të cilat, sipas dyshimeve, kishte zvogëluar pasurinë nga e cila kreditorët mund të mblidhnin kërkesat e tyre.

Policia Financiare thekson se ai kishte përvetësuar 10 automjete me vlerë 69.719.484 denarë, skuterë me vlerë 545.000 denarë dhe mall tregtar me vlerë 4.457.322 denarë. Këto mjete nuk ishin evidencuar siç duhet dhe nuk ishin gjetur nga administratori i falimentimit, prandaj nuk u bënë pjesë e masës së falimentimit.

Me këtë, kërkesat e kreditorëve në shumën totale prej 12.069.922 denarë mbetën të papaguara. Nga kjo shumë, 1.179.059 denarë ishin kërkesa të Administratës së të Ardhurave Publike.

Policia Financiare e ngarkon më tej V.R. se në periudhën 2011–2019 kishte tërhequr 53.872.587 denarë në para të gatshme, të paraqitura si “shpenzime materiale dhe udhëtimi”, pa siguruar dokumentacion që do të justifikonte bazën e tyre ekonomike.

Sipas dyshimeve, mjetet ishin përvetësuar për përfitim personal, ndërsa nuk ishte llogaritur dhe paguar tatimi mbi fitimin prej 5.387.259 denarë dhe tatimi mbi të ardhurat personale prej 5.985.244 denarë.

Me të gjitha këto veprime, sipas Policisë Financiare, përmes subjektit juridik ishte realizuar përfitim i kundërligjshëm material, ndërsa Buxheti i Maqedonisë së Veriut ishte dëmtuar për gjithsej 23.442.425 denarë mbi bazën e dëmtimit të kreditorëve, tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi të ardhurat personale.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments