8 C
Tetovo
E martë, 25 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Takim mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, One Stop...

Mustafa Dauti: Takim mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, One Stop Shop në Bllacë, prioritet për qarkullim më të shpejtë

Sot zhvilluam një takim konstruktiv bilateral me Drejtori e Doganës së Kosovës dhe me drehtiesit të tjerë të Doganës së Kosovës, duke vijuar një bashkëpunim të gjatë dhe të rëndësishëm ndërmjet dy administratave doganore.

Vëmendje të veçantë i kushtuam funksionimit të One Stop Shop në Blacë – Hani i Elezit, me synim që përmes koordinimit më të mirë dhe shkëmbimit të shpejtë të të dhënave të lehtësojmë qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve.

Diskutuam edhe për digjitalizimin e proceseve doganore, përafrimin me standardet e BE-së dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar.

Për mua, bashkëpunimi i mirë matet me rezultate konkrete në terren. Më shumë koordinim, më pak pritje dhe kufij më të sigurt, ky duhet të jetë drejtimi ynë i përbashkët.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments