Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski me të cilin janë diskutuar projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Sot pata kënaqësinë të takohem miqësisht me Kryetarin e Komunës së Gazi Babës, z. Boban Stefkovski – komunës prej nga vij edhe unë. Gjatë këtij takimi diskutuam për projekte të rëndësishme që kanë për qëllim zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Shqyrtuam mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të projekteve, me fokus në projektet e qeverisë për komunat.
U shpreha i hapur për çdo bashkëpunim dhe angazhim që sjell kontribut në jetën publike, sepse qytetarët janë prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Gashi.