Kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani ka pritur në takim ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi dhe kryetarin e Odës së Zjetarëve të Maqedonisë, Agron Fazlija. Me këtë rast ata kanë zhvilluar në takim pune me ndërmarrjet e vogla dhe zjetarët e Gostivarit për t’i njoftuar me shpalljet publike për subvencionim që ende janë aktive.
Kryetari Limani bëri të ditur se në takim është biseduar edhe për bashkëpunime të tjera mes komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
“Gjithashtu biseduma edhe për projekte të tjera të përbashkëta të cilat mund ti realizojmë komuna me Ministrinë e Ekonomisë, dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdon edhe më tutje me shpresë që takime të këtilla të kemi edhe në të ardhmen”, deklaroi kryetari Limani.
Në këto takime, ministri Durmishi shpjegoi kushtet në thirrjet publike të publikuara për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zejtarëve, por theksoi se aplikimi është i dobët, veçanërisht në rajonin Gostivar – Tetovës.
“Nuk e dimë arsyen se pse në rajonin e Pollogut ka kaq pak interesim në aplikimet e këtilla, por ne do të takohemi me të gjithë zjetarët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me Odat ekonomike të kësaj zone ku do i shohim nga afër cilat janë problem që ata i kanë dhe ti informojmë nga afër për kushtet që duhet ti plotësojnë për aplikim dhe ti pyesim pse nuk kanë aplikuar deri më tani”, deklaroi ministri Durmishi.
Kreu i Odës së Zejtarëve të Maqedonisë, Agron Fazlija, tha se një nga arsyet e interesimit të ulët ndaj thirrjeve publike është mungesa e informacionit, por edhe mosinteresimi i kontabilistëve, të cilët siç tha ai, duhet t’i informojnë zejtarët për mundësinë e marrjes së mbështetjes financiare dhe të mbështetje tjera.
“Vetë kontabilistët e kanë për detyrë të informojnë çdo ndërmarrje nga thirrja publike sepse ndërmarrjet nuk i kanë aplikimet e Ministrisë së Ekonomisë ose ueb faqen e ministrisë dhe ata vetë nuk mund ta përcjellin. Pra, vetëm kontabilistët mund të informojnë, sidomos në Gostivar dhe rajonin e Pollogut zjetarët dhe firmat që të mund të apilojnë. Për atë arsye kemi vetëm shtatë për qind nga Pollogu”, deklaroi Fazlija.
Zjatarët dhe bizneset e vogla kanë në në dispozicion mbi 6 milionë denarë te të cilat mund të vijnë përmes tetë shpalljeve për subvenbcionim nga ana e Ministrisë së Ekonimisë dhe Punës. Ndryshe, rajoni i Pollogut ka mbi 1200 zjetarë të regjistruar.