Procesi në Lagjën e Trimave ka filluar në rregull dhe fluksi më i madh i votuesve është për zgjedhjet parlamentare, njofton TV21.

“Pas bisedave me qytetarët e vërejtëm se sipas asaj që ata thanë është se ata po i bëjnë të pavlefshme votimet pra votën po e japin vetëm për zgjedhje parlamentare ndërsa për zgjedhjet presidenciale po i bëjnë votat e pavlefshme”, raporton Shkëlzen Lakna nga TV21.