Aktivisti Arianit Xhaferi tha se roli i presidentit nuk është aq shumë i rëndësishëm sa do të donin të ishte dhe shtoi se në demokraci zgjedhja duhet të bëhet nga qytetarët.

“Në demokraci gjithmonë pretendohet që zgjedhja të bëhet nga qytetarët por ne në fund të ditës jemi republikë parlamentare ku presidenti pothuajse nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm në politikëbërjen e vendit e sidomos ekzekutiv. Ka një rol më shumë përfaqësues para komunitet ndërkombëtar. Ndoshta nxitoj që ë them këtë por nuk është aq i rëndësishëm sa do të donin disa të ishte”, tha Xhaferi.