“Unë nuk e di, por nëse shkoni te shtëpia ime”…

Kështu iu është përgjigjur lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 kritikave se si lider nuk është i dëshiruar në parti.

Shtoi se edhe në Gostivar ka dëshmuar se ka përkrahjen.

“Disa palë zgjedhje i kemi fituar në Gostivar dhe me diferencë shumë të madhe”, tha më tej Taravar.

Duke u ndalur te zhvillimet në parti, thotë se ai që moti ka parashikuar një rrjedhë të këtillë por ka zgjedhur të heshtë. Sot tregon për herë të parë publikisht se çfarë ka dashur t’i thotë Selës në disa raste pas humbjes në Tetovë.

“Unë nuk kam folur edhe pse e shihja se trendi i partisë kishte rënie”.

“T’i kisha thënë tërhiqu, s’mundesha. Thjesht shpirti, zemra s’ma jepte t’i them tërhiqu. Sepse nuk ishte vetëm fenomeni Tetovë, edhe në Çair të dilnim, edhe në Gostivar të dilnim, edhe çdokund të dilnim – trendi ishte i keq!”, tha Taravari.