Zgjërimi i Frontit Evropian do të vazhdojë edhe sot. Siç kanë paralajmëruar nga BDI-ja, pjesë e këtij fronti të zgjëruar do të bëhet edhe “Unioni i Romëve”.
Marrëveshja zyrtare do të nënshkruhet sot në ora 15:00 në Mevce Palas Restoran.
Kujtojmë, dje pjesë e Frontit Europian u bë Partia Demokratike Turke. Para sajë pjesë e “Frontit” u bënë, Lëvizja Populli e Skender Rexhepit, Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit.
“Frontit Europian”, pritet ti bashkohet edhe Ziadin Sela dhe marrëveshja pritet të mbyllet këtë javë.