Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka ka shqiptuar 167 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, ndër të cilat 16 masa për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 14 masa për kalim në semaforë të kuq, nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.