E enjte, 16 Maj, 2024
Ballina Lajme Maqedoni Kurto Dudush thotë se Ali Ahmeti i ka premtuar post ministri dhe...

Kurto Dudush thotë se Ali Ahmeti i ka premtuar post ministri dhe zëvendësministri

Lideri i Unionit të Romëve, Kurto Dudush që nënshkroi marrëveshjen me BDI për tu bërë pjesë e Frontit Evropian ka treguar pazaret dhe marrëveshjen që ka arritur me BDI.

Ai në një postim në rrjetet sociale të shkruar në gjuhën e tij ka shkruar se hapat e tyre janë posti i deputetit në pushtetin legjislativ, ndërsa në pushtetin ekzekutiv post ministri dhe zëvendësministri.

Dudush edhe në një intervistë për TV21 sqaroi se pse shkoi me BDI dhe jo me partit VMRO-DPMNE e LSDM.
“Ishim në bisedime edhe me tjerë, por ata na ofronin vende drejtorësh. Vlerësoj se ajo është nënçmim për romët. Andaj vendosëm për BDI-në dhe synojmë drejt pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht pozicionet e ministrit dhe zëvendësministrit”, theksoi Dudush. (INA)