Ditët e fundit në opinion e veçanarisht nëpër debate televizive, e sidomos nga analistët mercenar nga Kosova, derdhen lotë krokodili për fitoren plebishitare të VMRO-së në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, mirëpo askush nuk e thotë me zë se kush është shkaktari më i madh për këtë fuqizim të partisë nacionaliste të maqedonasve.
E pra, shkaktar kryesorë për rikthimin e fuqishëm në skenë të VMRO është BDI-ja.
Pse?!
Sepse, qëllimi kryesor gjatë qeverisjes së kësaj partie politike ishte fuqizimi i vetvetes në skenën politike. Jo i shqiptarëve, por ekskluzivisht i vetëvetes dhe këtë e bëri duke e zhveshur totalisht LSDM-në nga pushteti duke i marrë të gjitha postet më të rëndësishme të shtetit madje edhe kryeministrin teknik për shfrytëzim 100 ditor.
E përsërisim shqiptarët e Maqedonisë nuk patën asnjë levërdi nga këto poste.
Pra, BDI udhëhoqi Ministrinë e Jashtme. Çfar bëri Bujar Osmani gjatë mandatit të tij për shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë. Asgjë.
Po, se haruam. Bëri Ballkanin e hapur bashkë Me Vuçiqin, Ramën dhe Abazoviqin.Kaq.
Pati ministrinë e financave me Fatmir Besimin. Çfar bëri Fatmiri?!
Asgjë. Asnjë investim i rëndësishëm tej shqiptarët. U nis një fabrikë për vetura elektrike, pa filluar falimentojë.
Pati Ministrinë e Arsimit. Çfar bëri Jetoni?!
Asgjë. Sot e kësaj ditë nxënësit shqiptar nuk kanë libra, edhe ato që kanë duhet të mësojnë për tregime maqedonase me emra si Dançe, Ljubçe ku më shumë shprehet mentaliteti maqedonas-ortodoks dhe aspak ai shqiptarë.
Çfar bëri Talat Xhaferi edhe si kryetar i parlamentit Edhe si Kryeministër 100 për shfrytëzim 100 ditor?!
Asgjë. Si kryetar i parlamentit ushtronte profesionin e ushtarakut. Ndërkaq, si Kryeministër për shfrytëzim 100 ditor, përveç që i bëri rezil ato administrator të shkretë në Tetovë asnjë gjë tjetër.
Për të mos e zgjatur me ministrat e paaftë të BDI-së të kthehemi te pika.
Maqedonasit të cilët gjithashtu kanë ngecje në deshifrimin e situatave politike, ranë në grackën e VMRO dhe Levicës të cilët 3 vite trumpetonin se “shqiptarët na e kanë marrë shtetin”, “LSDM është vazale e BDI-së”, etj.
E pra, e djathta nacionaliste Maqedonase ia arriti qëllimin që të ritet deri në 58 deputet dhe sot të mos e çaj kokën për koalicionimet me shqiptarët, sepse as VLEN, as BDI nuk do mund të imponojnë asgjë nga pikat e tyre dhe do duhet që të shpresojnë se në vendimet e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, do ndikojë faktori ndërkombëtar i cili i vetmi mund ta detyrojë VMRO që të pranoj ndryshimet kushtetuese.
- Në këtë rast 19 deputet të FRONTIT EVROPJAN janë me vlerë të barabartë me 13 deputet të VLEN-it. E të mos flasim për mundësinë që disa deputet nga FRONTI EVROPJAN për një copë pushtet mund të kalojnë në koalicionin e ri.
Pra, për në fund. Strategjia e Ali Ahmetit (apo e Artan Grubit) që të fuqizojë BDI në dëm të LSDM-së, e solli VMRO të fuqishme, ndërkaq fuqizimi i BDI nuk ka asnjë vlerë reale dhe pragmatike.