Kryetari i degës së Aleancës së Shqiptarëve njëherit këshilltari komunal në Komunën e Shuto Orizarit, Sevdair Aziri, është në mesin e gjashtë të arrestuarve, anëtarë të grupit të organizuar kriminal, në aksionin e sotëm të madh policor në fshatin Grcec dhe në 20 lokacione të tjera në mbarë Shkupin., njofton Fokus


Një person paraprakisht ka qenë i ndaluar në Spanjë, ndërsa të tjerët janë më qëndrim jashtë vendit prej një kohë të gjatë, ndaj të cilëve do të lëshohet fletarrest me qëllim të privimit nga liria, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Grupi, siç ka bërë të ditur Spasovski, ka pasur lidhje në shtetet e Amerikës së Jugut dhe ka ndërmjetësuar transferimin e drogës në Evropë dhe një pjesë e saj është dashur të përfundojë në tregun maqedonas. Përveç trafikut të drogës, grupi lidhet edhe me vrasjet e personave, trupat e të cilëve, siç tha Spasovski, janë gjetur në vitin 2020, gjegjësisht në vitin 2021.

VIDEO