Kuvendi i Ziadin Selës që zhvilloi punimet sot në Shkup edhe pse i propaganduar për pjesëmarrje të 108 Kuvendarëve, në të vërtet kanë qenë të pranishëm vetëm 36 sosh. Nga pamjet që janë siguruar, vërehet se një pjesë e madhe e këtyre “Kuvendarëve” të Ziadin Selës , nuk janë kuvendarët e vërtet, që janë votuar në Kongresin e jashtëzakonshëm partiak , që u mbajt kohë më parë , e as kuvendarë, që janë kooptuar në mbledhjen e parë të Kuvendit të ASH-së. Shumica prej tyre , janë aktivist, funksionar partiak , bile edhe është vërejtur prania e njerëzve të afërt ,përkrahës të Zadin Selës nga Diaspora.
Për t’a fshehur këtë dështim kuvendi, Ziadin Sela më kuvendarët “Falco”, nga frika e dështimit që do t’i ndodhë në procedurë gjyqësore, ka ideuar thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm , me qëllimin e vetëm për të fituar në kohë
Si do që të jetë shanset për të fituar kontestin gjyqësor janë shumë të vogla pasi që tashmë rreth Taravari janë rreshtuar 75 nga 139 kuvendar dhe 18 nga gjithsejtë 30 anëtarë të Kryesisë së Partisë.