Ambasada e Federatës Ruse në Shkup ka publikuar në profilin e saj në “Fejsbuk” një fotografi të takimit të ministrit të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov me ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, kryesues aktual i OSBE-së dhe me kryesuesin e ardhshëm të OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg.
Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se është diskutuar për situatën në OSBE dhe se pala ruse ka theksuar se që të mund Organizata të dalë nga kriza aktuale dhe t’i kthehet aktiviteteve normale, është e nevojshme të vazhdohet respekti reciprok dhe dialogu i barabartë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, për të respektuar rregullin bazë të konsensusit dhe për të ndjekur me përpikshmëri rregullat e Organizatës.