Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot zhvilloi takim pune me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi.
Në takim u diskutua projektin aktual që po zbatohet në lagjen Zona e VI si dhe për vazhdimin e bashkëpunimeve ndërmjet dy institucioneve.
Po ashtu u.d kryetari i Komunës, Valbon Limani bashkë me drejtorin e BZHR-së, Daut Memishi ishin për inspektim në terren në Lagjen Zona VI ku investohet bashkërisht në rrugë 400 metra gjatësi me infrastrukturore nëntokësore dhe trotuare në gjerësi prej 2 metrave.
Bashkëpunimi i Komunës së Gostivarit me institucionet është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm me qëllim që t’i përmirësojmë kushtet për qytetarët.