E premte, 25 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniLSDM-ja të shtunën në Kongres do të vendos për bartësit e listave...

LSDM-ja të shtunën në Kongres do të vendos për bartësit e listave dhe kandidatët për deputetë

LSDM-ja të shtunën (23 mars) në Kongres do të vendosë për kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave.

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev mbrëmë për TV 24 deklaroi se do të mbahet llogari për rejtingun, kredibilitetin dhe reputacionin e personaliteteve, ndërsa do t’i kushtohet vëmendje edhe përfaqësimit gjinor dhe rajonal.
“Ne kemi një vizion të qartë për të ardhmen e vendit dhe e themi hapur. Ne morëm vendime të vështira, por ato vendime ishin për qëllim më të lartë. Falë kësaj, vendi ynë tani është anëtare e barabartë e NATO-s, ndërsa nuk kemi frikë të themi se ideja jonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Për dallim nga Mickoski i cili thotë se as për 100 vjet nuk do të hyjmë në BE, ne dëshirojmë që Maqedonia të bëhet pjesë e asaj shoqërie që sjell paga dhe pensione më të larta, shëndetësi më të mirë dhe arsim më cilësor”, ka thënë Bogoevi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments