LSDM-ja miratoi mbrëmë vonë në Kongres listat e kandidatëve për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore.

Në lista janë përfshirë edhe dy kandidatë nga komuniteti shqiptar. Fatmir Bytyqi- zëvendëskryeministri aktual është kandidat i radhitur i dyti në listë në njësinë e dytë zgjedhore.

Ndërsa në njësinë e 6 zgjedhore i dyti është radhitur Agron Demiri nga Zhelina e Tetovës.

Më poshtë edhe radhitja e kandidatëve në lista:

Bartës i listën në NjZ 1 do të jetë lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ndërkaq e dyta – Monika Zajkova.

Bartës i listës në NjZ 2 është Oliver Spasovski, ndërkaq i dyti është Fatmir Bytyqi.

Në NjZ 3 bartës do të jetë Sanja Lukarevska, ndërkaq i dyti Lupço Nikollovski.

Rikthehet Venko Filipçe. Do të jetë bartës në NjZ 4, ndërkaq pas tij vjen Jovana Trençevska.

Në NjZ 5 do të jenë Jovan Mitrevski dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Ndërkaq në NjZ 6, bartës liste do të jetë Sllavjanka Petrovska, ndërkaq i dyti Agron Demiri.