Furkan Saliu

Me mjeshtri të paparë binomi Artan Grubi-Talat Xhaferi i eliminoi të gjithë pretendentët për pasardhës të Ali Ahmetit.
Prej te Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Teuta Arifi, Fatmir Limani, Blerim Bexheti, e tash e ka rendin Bujar Osmani.
Edhe Osmani e ka të qartë se po hy me një garë ku do të humb. Karriera e tij politike do të barazohet me karrierën e Agron Buxhakut. Dhe po, kjo do të jetë fundi.
Se do të vijë një ditë fundi të gjithë në BDI e kanë pas që moti të qartë. Se do të vijë dita kur Ali Ahmeti do të tërhiqet edhe atë e kanë ditë, madje edhe kanë informata të sakta se kur kjo do të ndodhë, e kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Këta dy si më dinakë u përgatitën mirë për këtë ditë që është afër.
Lufta më nuk është se kush do të fitojë në kampin politik shqiptar. Kjo konfirmohet edhe nga eksponent të BDI-së nëpër intervista ku e përsërisin se janë të gatshëm të shkojnë në opozitë.
Madje edhe partnerin e kamotshëm (VMRO DPMNE) po e pasqyrojnë si e keqja më e madhe e këtij shtetit sepse shpresat e vetme i kanë të VMRO DPMNE. Duke harruar se janë në pushtet me partinë që masakroi shqiptarët në Gostivar për flamur e në Tetovë për Universitet.
Harrojnë se pikërisht kjo parti (LSDM) propozoi si ambasador për në OKB, Ljubomir Frçkovskin.
Ky person vetëm para disa viteve deklaronte se me ndihmën e ushtrisë bullgare dhe greke duhet të sulmojmë shqiptarët. Ndoshta ne do të flasim bullgarisht, por shqiptarët do të notojnë në deti për në Itali.