8 C
Tetovo
E martë, 3 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMaska ka rënë – Taravari dhe mbështetësit e tij janë bërë vegël...

Maska ka rënë – Taravari dhe mbështetësit e tij janë bërë vegël e BDI-së!

Deklarata e fundit publike e nënkryetarit të Arben Taravarit, Gezim Kadriu, ua heq çdo dilemë edhe më skeptikëve. Me fjalët e tij të qarta: “Tani gjithçka është bërë e qartë. Në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të kenë përballë dy opsione: njërin që i shërben agjendës së Mickoskit, dhe tjetrin që mbron interesat e shqiptarëve me dinjitet dhe përkushtim”, ai konfirmon pa ekuivok atë që është përfolur prej kohësh: bashkëpunimin e plotë dhe të koordinuar me BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti.

Ajo që dje përflitej nëpër korridore, sot shpallet publikisht me krenari. Arben Taravari dhe rrethi i tij i ngushtë kanë braktisur përfundimisht çdo pretendim për pavarësi politike. Nuk kemi më të bëjmë me një alternativë; kemi të bëjmë me një shtojcë të zbehtë të një strukture të vjetër, të konsumuar dhe të diskredituar.

Përdorimi i të njëjtës gjuhë kërcënuese e përçarëse, ndarja e shqiptarëve në “të mirë” dhe “tradhtarë”, si dhe përpjekja për të ngulfatur çdo kritikë me etiketimin banal të “shërbimeve të huaja”, janë dëshmi të qarta të kapitullimit politik dhe moral të këtij grupi.

Kjo nuk është zgjedhje mes “dinjitetit dhe nënshtrimit”, siç përpiqen ta paraqesin. Kjo është përpjekje për ta maskuar dorëzimin e tyre para sistemit të vjetër si vizion politik.

Zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë një dilemë mes abstraksionesh, por një referendum mes ndryshimit të vërtetë dhe mbajtjes gjallë të një status quo-je të korruptuar, të dështuar dhe tani të bashkuar në mashtrim.

Çdo qytetar shqiptar duhet ta shohë qartë: Taravari nuk është më as alternativë, as shpresë, ai është bashkëfajtor në një skenar të njohur që synon të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments