Sot, mijëra qytetarë, ashtu edhe si ishte paracaktuar nga shtabi zgjedhor i VLEN, duke filluar nga ora 10:00 ka nisur grumbullimi i nënshkrimeve të nevojshme për kandidaturën e Arben Taravarit për President të vendit.

Nga pamjet që kemi siguruar nga pikat e KSHZ-së, në qyetet më të mëdhaja të vendit, në pjesën ku gravitojnë shqiptarët si në Shkup,Tetovë, Gostivar , Kërçovë , Kumanovë, Dibër e Strugë vërehen turma të mëdha prej mijëra njerëzve, që kanë dalur për të dhënë mbështetje për kandidaturën e Arben Taravarit për President. Sipas këtyre pamjeve , dhe sipas analizave që shtabi zgjedhor i Arben Taravrit ka bërë, pritet që brenda ditës të përmbushet numri i nevojshëm prej 10 mijë nënshkrimeve.

Ndërkaq sipas dinamikës së deritanishme, numri i nevojshëm prej 10.000 nënshkrimeve edhe pse në ditën e katërt të saj, BDI akoma nuk ka arritur t’i përmbush me gjithë presionet e ndryshme që ka ushtruar ndaj qytetarëve. Nënshkrimet për kandidaturën e Bujar Osmanit , vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe sipas dinamikës së asaj që shihet vështirësi e do të arrihet edhe gjatë ditës së sotme.

 

Sa u përket kandidaturave tjera për President të proviniences politike maqedone, mësohet se atje procesi është duke u zhvilluar me ngadalë dhe deri më tani sipas të dhënave të KSHZ-së
Maksim Dimitrievski, i cili ka tejkaluar gjysmën e nënshkrimeve të kërkuara. Deri mbrëmë ai ka pasur 5.923. Biljana Vankovska, kandidatja e “Të majtës”, është në gjysmë të rrugës dhe ka 4.478 nënshkrime.
Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i OQM-së, Stevço Jakimovski ka 3.091 nënshkrime.
Kandidatët e tjerë për kandidaturën presidenciale janë nën 1000 nënshkrime.
Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar më 23 të këtij muaji dhe përfundon më 8 mars./fol.mk