Nga Qenan Aliu

Debati në mes kandidatëve të mundshëm presidencial z. Arben TARAVARI dhe z, Bujar OSMANI ishte i kulturuar dhe me qytetari.

Të dy kandidatët kanë sens politik por që sipas mendimit tim Bujar Osmani është i prirur për nga kamuflimi retorik ndërkaq Arben Taravari është më pragmatik.

Këto ndonëse ua ka mundësuar përvoja në politikë varësisht se në cilën sferë ishin të angazhuar më së shumti.

Një emision asnjëherë nuk do të ishte i mjaftueshëm për të artikuluar gjërat më gjërësisht, por postulatet e përgjithshme të programeve të tyre dallonin vetëm për nga nomoteknika e formulimit, ndërkaq sigurisht se dallonin për nga mënyra dhe forma e zbatimiti të tyre.

Që të dy janë të vetëdishëm për kompetecat që ka aktualisht shefi i shtetit në pajtim me kushtetutën, andaj në përputhje me këto padyshim se pragmatizmi vinë më shumë në shprehje sea kamuflimi.

Bujar Osmani DY herë ishte jo i saktë në artikulim ndërkaq Arben Taravari NJË herë ishte jo i saktë.

Mbase kompetenca më të theksuara për shefin e shtetit notohen ato në politikën e jashtme, për shkak të ushtrimit të pushtetit gjatë kohë si ministër për Eurointegrime dhe si Kryediplomat Bujar Osmanit i mbetet hise madje edhe obligim të përgjigjet në pyetjet që ia shtron njëri nga oponentët e tijë.

P.sh. KONTESTI me Bullgarinë në një farë mënyre egziston 70 vjet që nga ish Jugosllavia e Titos, por pas pavarësimit të Maqedonisë, Bullgaria si shtet ishte e para që e njohu këtë pavarësim.

Pyetja që duhet të shtrohet është; Bullgaria fare nuk e kontestoi anëtarësimin e RMV në NATO, kryediplomati përkatësisht qeveria duhet ti sqarojë opinionit sesi dhe PSE u shpërfaq ki aktivizim diplomatik e shtetëror i Bullgarisë për veton dhe pengimin e rrugëtimit të RMV për në BE?!

Kjo dhe dy çështje tjera kruciale meritojnë sqarim të detajuar nga politikbërësit.
Madje të keshë numrat e telefonit të kolegëve kryediplomat të shteteve të fuqishme që vendosin, nuk është ndonjë përparësi sepse ata kolegë në diplomaci nuk vendosin sipas raporteve kolegiale por sipas interesave gjeopilike dhe gjeostrategjike të shteteve që përfaqësojnë, këtë Bujar Osmani e din më së miri. Aq më tepër kur ata ndërohen shpesh apo në katër vjet.

Ndërsa ajo që më pëlqeu ishte notimi i një nga të mirat që kanë protagonistët në debat.
Këtu nuk lëmë anësh as moderatorin i cili ishte korrekt dhe në nivel të detyrës.
(q.a)