Pas dy ditëve debat me 77 vota “për” dhe 22 “kundër”, u votua përbërja e re qeveritare e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Në qeverinë e re do të jenë VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia ZNAM.
Në momentin e votimit të Qeverisë së re, deputetët e Frontit Evropian u larguan nga salla dhe nuk morën pjesë në votimin.