Një numër i madh i mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër i ka dhënë mbështetje masovike koalicionit VLEN dhe kandidatit të tyre për president Arben Taravari.
Ata janë zotuar se do të vijnë në mënyrë të organizuar për t’a votuar opozitën shqiptare në Maqedoni.
Drejtuesit e Koalicionit VLEN janë shprehur se ndryshimi dhe rrotacioni demokratik janë të domosdoshëm për një progres dhe zhvillim të shqiptarëve në Maqedoni.