Kryetari Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, në një intervistë në emisionin Pro&Contra të Tv Alfa, tha se në emër të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim publikisht disa herë ka ftuar Aleancën për Shqiptarët t’i bashkangjitet frontit opozitar.

“Ky nuk është ad-hok koalicion, por koalicion që do të funksionojë minimum deri në vitin 2030-të, ku planifikojmë të bëjmë reforma rrënjësore në shtet, në të gjitha fushat. Ju e shifni se BDI me çdo kusht mundohen t’i arrijnë 61 deputetë me LSDM-në, sepse nuk e kanë hallin e popullit por të ngeljes në pushtet”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se “koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim është i hapur, përveç për ASH-në, edhe për Vetëvendosjen, shoqatat joqeveritare dhe intelektualë të pavarur, pasi krijimi i qeverisë së re në maj, do të kërkon kuadro nga të gjitha lëmitë”.