Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pret mbështetjen e votuesve të BDI-së duke votuar VLEN. Siç thekson Mexhiti votuesit e vjetër të BDI-së nuk janë të lojërave të fatit por janë të trimërisë dhe patriotizmit.

Postimi i plotë:

Këta që shkatërruan BDI-në, e kanë kuptuar që pushtetin e kanë humbur, prandaj po merren me lojëra fati.

Votuesit e vjetër të BDI, që i njoh mirë se kam ndarë me ta çdo hall, nuk janë të lojërave të fatit, por janë të trimërisë dhe patriotizmit. Votuesit e BDI-së do t’i bashkohen fitores duke votuar VLEN.