Edhe nga tubimi në Manastir, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdoi të pretendojë se nga BDI-ja po i vijnë emisarë për qeverinë e ardhshme.

“Një mesazh për BDI-në. Këto ditë më vijnë mesazhe dhe abere nga Reçica. Ndalni emisarët dhe korierët përmes kanaleve të ndryshme që më thonë të mendoj për koalicionimin e ardhshëm pas zgjedhjeve. Unë nuk jam Kovaçevski. Partnerin në qeveri do ta kërkoj tek opozita shqiptare” – tha Mickoski.

Ditëve të fundit në fushatën parazgjedhore vërehet ashpërsimi i retorikës midis VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Lideri socialdemokrat Kovaçevski bëri thirrje që të ulen tensionet që mund të nxisin tensione ndëretnike. /tvklan.mk/