Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se dorëzoi sot në Kuvend propozimin-ligjin për shtimin e ministrive të reja.
“Me propozim ligjin për riorganizimin e Qeverisë mes tjerash parashikohet që të riorganizohen një numër i caktuar i ministrive në kuadër të Qeverisë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri e cila do t’i përfshij ingerencat e Ministrisë së Ekonomisë dhe së njëjtës do t’i shtohet edhe puna… Agjencia për sport nuk do të ekzistoj më, por do të krijohet ministri për sport…Do të kemi një ministri të re, ajo është ministria e administratës. Me këto ndryshime do të realizojmë atë që e kemi premtuar gjatë fushatës, të përmirësojmë standardin e qytetarëve. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë ligj”, tha Mickoski.
Sipas tij të premten propozim ligji do të jetë para deputetëve në seancë plenare.
Ai tha se tanimë gati janë ndarja e ministrive dhe shpallja e kabinetit, ndërsa para përfundimit është marrëveshja për ndarjen e pushtetit për eshalonin e tretë.(INA)