Microsoft po feston Ditën Botërore të Fjalëkalimeve duke dashur t’i heqë qafe ato. Kompania më në fund ofron mbështetje për llogaritë e përdoruesve të Microsoft.

Pasi të vendoset nga përdoruesi, çelësi i kalimit i lejon ata të identifikohen në llogarinë e tyre të Microsoft duke përdorur veçoritë e fytyrës, gjurmën e gishtit ose kodin PIN. Veçoria, përveç Windows, funksionon edhe në platformat mobile dhe desktop të Apple dhe Google, transmeton Telegrafi.

Çelësat e qasjes janë një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të hyrë në një llogari përdoruesi. Për këtë, ata përdorin të ashtuquajturin çift çelësash kriptografikë për të siguruar që vetëm një përdorues specifik e merr atë.