(Me shkas)
Më duhet të them se ndjehem i dëshpruar sesi miku im Ziadin SELA nuk ariti të hekuros qëndrimin e tij politik dhe gjithçka ta menaxhojë në kohë të duhur brenda organeve të partisë, aq më tepër kur edhe ushtron funksionin Kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët.
E kam cilësuar si politikan që ka sens dhe artikulim brilant politik, por poashtu ja kamë vënë në spikamë se si gjithsecili nga ta që merren me politikë ka mangësinë e tij të cilën shpesh e ka vënë në pah.
Ziadin SELA edhe për kundër justifikime politike brilante më parë, shpesh rastisi që ata ti thotë në KOHË apo Në VEND të gabuar.
Andaj gjykoj se edhe sonte fatkeqësisht llogaria foli në KOHË TË GABUAR.
Nuk përjashtoj mundësinë që Kryetari i ASH të jetë ngutur ndoshta me paraqitjen e tij publike në formatin ,FB, por gjykoj se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkelje të Statutit të partisë. PSE ?
SEPSE, po të lexohet me vëmendje teksti i Arben TARAVARIT, vihet në përfundim se ai thjesht ka artikuluar QËNDRIMIN e tij si Kryetar partie lidhur me një çështje, me theks, duke apeluar tek Kuvendi Qendrorë për të mbështetur këtë qëndrim dhe kaq. Pra në tekst askund nuk pashë se kishte prononcim me përmbajtje supremacioni.
Shtrohet pyetja, pse të cilësohet si shkelje e Statutit të partisë një qëndrim politik i kryetarit të partisë? Thjesht edhe Taravari ka mundur të taktizoj ashtu siç kanë taktizuar në shumë raste edhe kryetarë tjerë të partive përfshirë e Ziadin SELËN.
Madje ALEANCA për SHQIPTARËT nuk janë vetëm njerëzit që i mblidhen për rreth Ziadin Selës dhe Arben Taravarit duke i durtrokitur.
Unë ka përshtzpjen se Aleanca është një familje shumë më e madhe politike që ndoshta nuk kanë mundësinë tu gjinden për rreth për tu duartrokit edhe Selës edhe Taravarit.
Madje, Ziadin Selën poashtu e kam cilsuar si proceduralist, por sonte nuk e kuptova sesi ka mundësi të vihet në rend dite shkarkimi i Taravarit kur kryetarin e Zgjedh KONGRESI, kështu e kam pas lexuar në Statutin e ASH-së.
Miq të dashur, edhe qëndrimi i Ziadin Selës është e drejtë dhe legjitime e tij dhe atyre që mendojnë njëjtë si ai, por këto disonanco duhet ti debatoj e për tëtë vendos organi i partisë.
Nuk jam në dijeni sesi ka kontaktuar e negociuar Taravari me apo pa dijenin e kryesisë, poaashtu nuk jam në dijeni të plotë sesi ka kontaktuar e negociuar Ziadin Sela dhe përkrahësit e tij për rreth me ndonjë nga palët e interesuar për ASH-në, me apo pa dijeninë e Kryetarit të partisë dhe kryesisë së saj.
Të gjithë këtë kakafoni do mundej ta zgjidh Kuvendi Qendror i partisë me një debat dhe votim transparent për çështjen konkrete të pozicionimit të ASH për zgjedhjet parlamentare e jo me pik të rendit të ditë shkarkimin apo përgjegjësinë e kryetarit të partisë.
Dhe për fund, pamjet, shkallët e selisë së partisë të mbushura me plotë pjesëtarë të policisë, shpërfaqin dëshprim të skajshëm, kryesisht për ata që kanë menduar se format e tilla kanë marë fund në organizimin politik tek shqiptarët. Këto pamje të lënë të kuptosh shumëçka tjetër nga suporte aparatçike për prëçarrje brenda llojit e deri tek detronizimi i demokracisë, kulturës politike dhe qytetarisë.
Edhe pse unë ndoshta ,nuk jamë në dijeni, për shumë gjëra por jamë i sigurtë se anëtarësia e ASH-së në detaje është në dijeni nga gotat me raki të ftoit e deri te pazaret politike !
Më vjen keq ndoshta edhe unë fola në kohë të gabuar.
(q.aliu)