Ministria e Ekonomisë tashmë ka publikuar një numër të konsiderueshëm të thirrjeve për sipërmarrësit, shoqatat dhe bizneset e gjitha për ti ndihmuar kompanitë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik. Këtë vit ka një interesim të jashtëzakonshëm për aplikim dhe e gjitha kjo vjen si rezultat i transparencës, informimit në kohë dhe shërbimit profesional të kësaj ministrie të drejtuar nga Besar Durmishi ministër.
Puna dhe përkushtimi i ministrit shihet që në ditët e para ku ka një interesim të jashtëzakonshëm në thirrjet e publikuara tani. Vetëm në thirrjen e parë ka mbi 40 aplikime që në krahasim me periudhën kur këtë ministri e ka drejtuar Kreshnik Bekteshi diferenca është shumë e lartë. Vetëm 24 aplikime janë regjistruar në vitin 2019 dhe kjo si pasojë e mungesës së transparencës dhe keq menaxhimit. Neglizhenca e ish ministrit dëshmohet edhe me fakte pasi në vitin 2020/21/22 nuk ka pasur asnjë mbështetje financiare, ndërsa në disa raste janë keqpërdorur edhe mjetet financiare. Në vitin 2023 ka patur vetëm 19 të interesuar pra vetëm për 2 muaj Durmishi ka barazuar vlerat me 5 vite të BDIsë.
Sot ministri i ekonomisë Besar Durmishi ka hapur mundësi të reja për bizneset, për sipërmarrësit, shoqatat dhe mbështetja do të jetë e fuqishme dhe së bashku do të përmirësojmë situatën ekonomike dhe klimën biznesore. Ne jemi të përkushtuar dhe punojmë në drejtim të zhvillimit të sipërmarrësve, shoqatave dhe të gjitha bizneseve.