Ministri i Punëve të Brendshme në Mal të Zi, Danilo Sharanoviq, njoftoi mbrëmë se shtetasi nga Cetinja, Aco Martinoviq (45), vrau të paktën dhjetë persona sot në Cetinje, duke përfshirë edhe dy fëmijë. Ai tha gjithashtu se në sulmin e përgjakshëm të Martinoviqit u plagosën katër persona.

Martinoviq dyshohet se sot ka vrarë disa persona, ndër ta dy fëmijë, në një kafene në qendër të Cetinjës.

Gjithashtu dyshohet se ai ka plagosur katër persona dhe më pas është larguar nga vendngjarja.