Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Doganën mbrëmjen e kaluar kanë konfiskuar 30 kuti me telefona celular të modeleve të ndryshme, vlera e të cilëve arrin gati 3 milion euro. Jo zyrtarisht transporti ka ardhur nga linja ajrore Dubai-Stamboll-Shkup.
Dyshimet janë krijuar kur fatura e doganore për një mall me vlerë të tillë ka kapur vetëm 36 mijë denarë. Policia fillimisht ka ndaluar një maune për shkak të dyshimeve për transport të paligjshëm. Gjatë bastisjes janë gjetur telefonat celular, destinacioni i të cilëve duhet të konstatohet në procedurë ligjore.