Më 24.08.2026 në orën 02:00, oficerë policie nga DPB Gostivar e kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Zdunje, Gostivar. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën „JNA“ në Gostivar, oficerët e policisë ndaluan një automjet udhëtarësh „mercedes“ me targa gostivarase, të cilin e drejtonte pa pasur dhënë më parë provimin e drejtimit, përkatësisht pa patentë shoferi, përcjell Pa Censurë. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ndjekë denoncimi përkatës.

