Drejtoria për punë hidrometeorologjike njofton se java që vjen, do të jetë me mot të ndryshueshëm.

Të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ku vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla dhe erë të fuqishme, mbi 70 km/h, përcjell TV21.

Për shkak të masës më të ftohtë ajrore në malet më të larta reshjet do të jenë me borë dhe temperaturë në rënie. Në ditët në vijim nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa, do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, vende-vende me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Mot jostabil me reshje më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima pritet të mërkurën pasdite dhe të enjten.