Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.
Rugova ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, ditën e enjte në vendlindjen e tij Hakaj, komuna Plavë, Mal i Zi, ora 15:00.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën, më datën 18 mars 2024, në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjten, më 21 mars, në orën 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mal i Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars, në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën, më datën 24 mars, në Hotel Grand, prej orës 9:00 deri në orën 17:00. Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena”, shkruhet në njoftimin e familjarit të tij, Ragip Rugova.