Virusi i Nilit Perendimor ka qenë i pranishëm në Greqi gjatë periudhave verore nga viti 2010 deri në 2014 dhe gjithashtu nga viti 2017 deri në ditët e sotme. Sipas mediave greke, numri më i madh i rasteve të virusit është regjistruar në vitin 2018, kur janë dokumentuar 317 raste dhe 51 raste vdekjeje, duke përfaqësuar nivelin më të lartë të shkallës së mortalitetit deri tani. Në vitin e kaluar, janë regjistruar 162 raste dhe 23 vdekje.
Në një periudhë prej një jave, Greqia ka raportuar për 16 raste të reja të infeksionit nga virusi i Nilit Perendimor, sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik të Greqisë. Ky informacion tregon një rritje të vazhdueshme të rastëve, duke e theksuar nevojën për masa të fuqishme preventive dhe monitoruese për të përballuar përhapjen e këtij virusi.
Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik të Greqisë, që nga fillimi i vitit deri dje janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 140 raste të infeksionit nga virusi i Nilit Perendimor. Nga këto raste, 104 kishin simptoma të rënda, ndërsa 36 kishin simptoma të lehta ose nuk kishin asnjë manifestim të dukshëm të virusit.
Janë regjistruar gjithsej 17 raste vdekjeje nga ky virus, të gjitha në individë të moshës mbi 60 vjeç. Gjithashtu, në periudhën e fundit janë identifikuar katër raste të importuara, tre nga Shqipëria dhe një nga Austria, që do të thotë që infeksioni është marrë në vende të tjera.