Pasi Tahir Tairi, kuadër i Aleancës për Shqiptarët nga grupi i Arben Taravarit, u shkarkua nga pozita e drejtorit ekonomik në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore tek fëmijët “Kozle” në Shkup, në mënyrë të kundërligjshme në fushatë zgjedhore, Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në vend të tij ka emëruar Abdulla Sejdinin nga grupi i Ziadin Selës.

Ndryshe, Sejdini megjithëse ështe magjistër i shkencave juridike, nuk e ka përvojën e nevojshme të punës në fushën e jurisprudencës ashtu siç ligji e parashikon për këtë pozitë. Deri më tani ka qenë vetën anëtar i këshillit komunal në Kërçovë.

Kujtojmë se, Sejdini gjithashtu është familjar i afërt i ish deputetit të ASh-së, Remzi Mehmedit.