Në pyetjen se si e komenton aktivizimin e gardës së vjetër në BDI brenda listave për deputetë të Frontit Europian, Vjollcë Berisha nga ASH-krahu i Selës në Daily Click në TV21 tha se BDI-ja është parti serioze dhe se i ka bërë kalkulimet e duhura. Berisha thotë se serioziteti i BDI-së është dëshmuar me mbështetjen ndër vite që kanë marrë nga votuesit.
“Mendoj që BDI-ja e z. Ahmeti i ka kalkuluar mirë ato dhe e dinë ndikimin e personave të caktuar në momente të caktuara. Unë nuk mendoj se…sepse ata nuk janë treguar deri tani parti joserioze, sepse flet mbështetja që kanë marrë gjatë viteve”, tha mes tjerash Berisha.