Duke folur për ngjarjet e fundit në Aleancën për Shqiptarët, Adnan Neziri kordinatori i grupit parlamentar të kësaj parte sonte në televsionin Shenja tha se ministrat të cilat janë përcaktuar që të mbështesin politikat tjera për dallim nga ato të qeverisë do të shkarkohen.
“Paraqitje publike janë ata të cilat dëshmojnë të jenë publike, sepse ato nuk janë të fshehta dhe kuptohet kur t’i kundërshtaron një pjesëmarrje, psh në rastin konkret është pjesmarrës i qeverisë ose është qeveria e korrputuar dhe vazhdon të jetë pjesmarrës i qeverisë. Kjo nuk është e sinqertë. Dhe unë mendoj se ata kur e kanë marrë atë përcaktim është njerëzorë është etike të japësh dorëhqje. Nëse ato nuk japing dorëheqje do të shkarkohen”, u shpreh Neziri. /SHENJA/