Nga Dijana TOSKA

Për shkak të egos së dikujt brenda natës meren vendime për shkarkim të disa drejtorëve të të njejtës parti, futen urgjentisht në procedura që të votohet edhe më urgjentisht kundër tyre në qeveri edhepse rezultatet e tyre gjatë mandatit ishin të shkëlqyeshme. Dhe të gjitha këto fëlliqsi politike ndodhin në prag të zgjedhjeve, për të dëshmuar se kush është ma boss se tjetri në këtë drzhavë.
Shumë popull tolerant jemi për besë kur kemi mund të durojmë gjithë këtë matrapazlluk nga njerëz të cilët me dorën tonë i kemi votu me vite.
Zhdukja e çdo lirie demokratike po merr përmasa shqetësuese ndër nesh…!
Tash vetëm një fshisë bërllogu kishte me qenë shpëtimi ynë!