Pronarët e automjeteve që nga 12 shkurti i këtij viti duhet ta ndryshojnë shenjën “MK” në targat e tyre me shenjën e re “NMK”. Ngjitëset me shenjën e re “NMK” do të kushtojnë maksimumi 50 denarë dhe mund të blihen në qendrat e kontrollit teknik.

Detyrimi për përdorimin e kodit “NMK” në targa është nga Marrëveshja e Prespës.