Ka nisur sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta ka nisur në orën 11:00.
Kujtojmë se prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkinë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen “5D”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.
Ndërkohë, thuajse në të gjitha protestat ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur dhe flakadanë dhe molotov në drejtim të bashkisë.