Njëri ndër nismëtarët e parë të Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba ka falur në mbështetje të dhe përkrahje të parezervë ndaj liderit të partisë Arben Taravari.
Z Kaba në një postim në profilin e tij në fejsbuk ndër të tjera u bën thirrje aktivistëve e Aleancës për Shqiptarët dhe gjithë votuesve shqiptarë ti bashkangjiten karvanit të fitores së madhe.
Ja statusi i plotë i Garip Kabës:
Duke u nisur nga fakti që jam nji ndër nismëtarët e parë të subjektit tonë politik,Aleancës për Shqiptarët dhe duke pasur para sysh shum argumente që përmbysin çfardo varianti tjetër për të mbijetuar politikisht si subjekt i shëndosh në skenën politike;
Shpreh përkrahje të parezervë liderit të partisë z.Arben Taravari,me qëndrimin e shpallur publik,që ti japim mbështetje frontit opozitar,për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në skenën politike mbrenda kampusit shqiptar.
Ftoj publikisht,aktivistët e Aleancës për Shqiptarët dhe gjithë votuesit shqiptarë ti bashkangjiten karvanit të fitores së madhe.
Na prift e mbara!