Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, njoftoi se financat për bonus pagën e policëve janë siguruar, por nuk janë paguar për shkak të zgjedhjeve të shpallura. Ai sqaroi se pas përfundimit të Qeverisë Teknike, do të nisë procedura për mbledhjen e të dhënave dhe pagesën e bonus pagës deri në vitin 2017, ndërsa nga viti 2017, e njëjta po paguhet.

MITKO BOJMACALIEV,ZËVËNDESMINSITËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Po dëgjojnë zërin e të punësuarve, kështu që iniciativa e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë ka përfunduar që nga nëntori i vitit 2023. Është formuar grupi i punës për kolegët që janë në turnin e natës për të marrë kompensim në të holla në vend të ushqimit”.

Këto deklata zëvëndesministri i bëri nga Verlesi, ku realizoi vizitë pune në SPB Veles dhe kishte takim me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ. Ai vizitoi edhe Njësinë Policore Çashkë, nga ku Bojmacaliev shprehu bindjen e tij se policët e SPB Veles do të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë në punën policore, me qëllim siç tha ai, të mbajtjes së një situate të favorshme të sigurisë dhe garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratike