Deputeti në përfundim të mandatit Elmi Aziri, pas gati katër viteve mandat ditëve të fundit ka filluar të vizitoj disa nëndegë duke pretenduar se ato janë strukturat e Aleancës për Shqiptarët.

Ajo që bie në sy është mashtrimi dhe manipulimi që deputeti Aziri bën hapur me numrin e pjesmarrësve në ato takime.
Kështu për shembull, mbrëmë deputeti ka qenë në fshatin Çerkez ku ishte pritur nga 22 anëtarë(shumica familjarë të ish kryetarit të degës Arsim Hasani), Elmi Aziri ka deklaruar se me 40 vota Për u zgjodh njëri nga pjesnarrësit shef shtabi.
Pra kishte shtuar diku më shumë se 18 numra.

Të njejtin veprim e bëri edhe para ca ditëve ku në Lagjën e Trimave nga 32 persona prezent Elmi Aziri kishte publikuar se gjithsej kanë votuar 54 anëtarë.

Veprimin e njejtë e kishte bërë edhe në një kuvend të rinisë ku në sallën e cila ka gjithsej ka 50 ulëse(10-15 prej të cilave ishin të mbushur me përfaqsues të qeverisë), Elmi Aziri kishte postuar në faqën e tij se me 122 vota Për u zgjodh kryetari i rinisë.

Sipas këtyre veprimeve deputeti Aziri duhet të ndodhet në një pozicion të vështirë, me që deri tani kishte dështuar në gjitha proceset duke humbur kështu përkrahjen e gjitha strukturave në degën e Kumanovës dhe Likovës dhe si rezultat i kësaj është larguar nga çdo kombinatorik e mundëshme për të kandiduar për edhe një mandat të dytë.

Kështu që deputeti Aziri i ndodhur në një situatë jo të favorshme mandej shumë të sikletshme, duke shfrytëzuar pjesmarrjen në qeveri po tenton të organzioj takime të tilla dhe me fryrjen e numrave dëshiron ta bind Artan Grubin që ai gëzon përkrahje dhe meriton një pozicion të sigurtë në listat e përbashkëta me BDI-në.

Burimet tona flasin që deputeti Aziri nuk preferohet nga strukturat e BDI-së, Kumanovë- Likovë dhe se ata i’a kanë bërë me dije Artan Grubit dhe kryetarit Ali Ahmeti që në asnjë kombinatorik nuk do ta kishin pranuar Elmi Azirin si kandidat i mundshëm në listën e BDI-së./fol.mk