Pas ndalimit të TikTok në SHBA, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen nuk ka përjashtuar mundësinë që një mas e tillë të vendoset edhe në Europë dukë thënë se aplikacioni mund të ndalohet edhe në bllokun europian pasi ai bart rreziqe te mëdha.

Ajo e bëri të qartë se do ta mbajë parasysh një opsion të tillë nëse rizgjedhet muajin e ardhshëm. Ligji i miratuar së fundmi në SHBA kërkon që ByteDance, kompania mëmë kineze e TikTok, ta shesë aplikacionin brenda një viti, në të kundërt, ai ndalohet në të gjithë SHBA-në.

Por reagim edhe nga gjigandi i mediave ku paralajmëroi edhe se do ta kundërshtojë këtë nismë ligjore, pasi edhe nga pronari konsiderohet një aplikacion i vlefshëm nga ana e tij.

Bashkimi Europian bllokoi së fundi TikTok Lite, një aplikacion që u ofronte përdoruesve bonuse për shikimin e videove.