Pensionistët nga nesër do të marrin pensionet me rritje prej 2.500 denarë, njofton tetova1.
Kjo pasi Kuvendi i miratoi ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë. Kjo do të thotë se pensionet që do të paguhen më 1 tetor duhet të jenë më të larta për këtë shumë.
Pensionistët nga 1 marsi i vitit të ardhshëm duhet të marrin rritje shtesë prej 2.500 denarëve. Propozim-ligjin që parasheh rritje lineare të pensioneve e votuan 78 deputetë dhe ky ishte premtim parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së. Deri më tani, pensionet janë rritur dy herë në vit, sipas rregullimeve të kostos së jetesës. Sasia me të cilën u rritën pensionet varej nga përqindja e rritjes së indeksit të kostos së jetesës. /tetova1/