E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaTeknologjiPër herë të parë në 12 vite, Apple rrëzon nga “froni” Samsungun

Për herë të parë në 12 vite, Apple rrëzon nga “froni” Samsungun

“Apple” ka rrëzuar “Samsungun” nga vendi i parë, përsa i përket tregut global të smartphonëve për herë të parë në 12 vite.

Sipas të dhënave nga International Data Corporation, gjiganti “Apple” kishte më shumë se 1 të pestën e celularëve të shitur nga kompania në mbarë botën.

Më tej renditej, “Samsung”, “Xiaomi”, “OPPO” dhe “Transsion pas” për shitjen e telefonave celularë për vitin që lamë pas.

International Data Corporation raporton se pothuajse 1.2 miliardë telefona inteligjentë (smartphone) u shitën vitin e kaluar, një rënie prej më shumë se 3% në krahasim me 2022-shin.

Kjo konsiderohet shifra më e ulët e shitur në një dekadë, ndërkohë që shumë konsumatorë po përballen me sfidat ekonomike dhe normat e larta të interesit. Referuar parashikimeve të ekspertëve, tregu do të rimëkëmbet këtë vit./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments